15.07.2021 - 10:08
Gjatë natës pronari i një supermarketi në Peqin.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit. Agim Spahiu ka rënë pre e dhunës dhe më pas i është grabitur me forcë shuma ditore e xhiros.
Të paktën tre persona që dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov janë përfshirë në grabitjen e parave që dispononte Spahiu.
Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.