Vendoset sot guri i themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve në ‘Mbretëresha Geraldinë’ u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një ‘kantier’ sa i përket reformimit.
“Ne sot jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetin e shtretërve, për të rritur numrin e sallave dhe për t’i dhënë të gjithë trupës së shërbimit kushte cilësore. Materniteti do të ketë jo vetëm rritje të kapaciteteve në trefish por do të ketë edhe një qendër prematuriteti. Patjetër që të gjithë elementet e projektit të ri janë si rezultat i analizës së thellë të nevojave. Zgjerimi i godinës aktuale por edhe rritja e konsiderueshme e nivelit të teknologjisë në këtë maternitet shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh që i përfshin të gjitha këto kantiere më të vogla. Synimi për të realizuar autonominë spitalore është tanimë në një proces të avancuar”, tha Rama.
“Me këtë ndërtim të ri do të rrisim kapacitete spitalore, numri i shtretërve do të shkojë në 360 dhe atë në terapinë intensive do të dyfishohet. Do t’i shërbehet me shumë se 20 mijë pacientëve në vit. Nga 6 salla lindjesh shkojmë në 10 salla lindjesh të standardeve europiane. Qendra e prematuritetit është risia, kjo qendër unike do të rrisë cilësinë e shërbimit, në projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin do të ndërhyhet në 3 pale, ndërtimi i ri që do të jetë me 3 kate dhe një nëntokë ku është laboratori, rikonstruksioni i plotë i maternitetet dhe do të ruhen detajet e arkitekturës teknike në fasadën e saj dhe hapësirën e brendshme të saj dhe do të zgjerohet gjinekologjia. Do të përfundojë në 3 vite, dhe do të kthehet në një kantier të madh”, tha Manastirliu.