MENU
klinika

Kërcënohen nga një tjetër “armik”

Alarm në zonat e përmbytura në Gjermani, qytetarët ia mbathin

15.07.2021 - 20:39

Teksa qytetarët po luftojnë për jetën e tyre pas përmbytjeve në Gjermani, sendet e tyre personale po i përpijnë plaçkitësit.

Mediat bëjnë me dije se ata kanë shfrytëzuar situatën duke hyrë në ambiente të braktisura nga njerëzit e larguar nga frika e përmbytjeve.

Një 45-vjeçar i cili shet veshje grash i tha gazetës gjermane Bild se rrobat e tij me vlerë 1000 euro u vodhën nga disa persona duke kërkuar ndihmë nga policia. Oficerët patrulluan në disa qytete përgjatë pasdites pasi në tre raste dëshmitarët raportuan se kishin parë njerëz në dyqanet e përmbytura. Një i dyshuar u arrestua brenda një argjendarie.