MENU
klinika

Nga djali i Sokol Olldashit, tek artistë, sportistë dhe gazetarë

Kush janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD?

16.07.2021 - 09:22

Më 17 korrik, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të votojë për anëtarët e rinj të Këshillit. Sot, (15 korrik) Kryesia ka  miratuar të gjithë kandidatët, prej të cilëve 300 do të kenë statusin e anëtarit.

Nga anëtarët e rinj që do të zgjidhen jo më pak se 30% do të jenë femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35-vjeç.

Po kush janë kandidatët? Në listën që vetë Partia Demokratike ka publikuar spikasin disa emra të rinj, por edhe të vjetër.

Kandidat është djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, gazetarja dhe moderatorja Orjela Nebiaj, por edhe ish-lojtari i kombëtarës shqiptare, Andi Lila.

NË LISTË EDHE KRITIKËT E BASHËS

Në listë janë edhe kritikët e Lulzim Bashës, Edit Harxhi e cila e sfidoi në zgjedhjet për kreun e PD, ish-sekretari i përgjithshëm, Arbin Ristani dhe ish-Presidenti, Bujar Nishani. Ky i fundit për shkak të posteve të larta që ka mbajtur, nuk i nënshtrohet votimit, por zgjidhen automatikisht.

Po ashtu automatikisht zgjidhen ish-Presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e partisë, deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!