MENU
klinika

Dhjetëra viktima

​FSK e gatshme të ndihmojë Gjermaninë pas përmbytjeve

16.07.2021 - 10:15

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ofruar Gjermanisë vullnetin e plotë për të mbështetur me aftësitë dhe kapacitetet e tyre operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme. Përmes një statusi në Facebook, Mehaj ka shprehur ngushëllimet e sinqerta ambasadorit Rohde.

“Qytetarë të mi të dashur. Pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, z.Rohde, të cilit i shpreha ngushëllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme.

Vullnetin tonë të plotë për dislokim të njësive tona të specializuara me personel dhe pajisje adekuate në zonat e përmbytura në Gjermani e kam adresuar edhe përmes Letrës zyrtare si më poshtë”./klankosova