MENU
klinika

"Merreni parasysh ose do reagojmë"

Bizneset kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të shtyhet ora policore

16.07.2021 - 10:42

Shoqata e Bizneseve me anë të një letre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve ka kërkuar që të shtyhet ora policore.

Përmes kësaj kërkese zyrtare, bizneset bëjnë me dije se po përballen me kushte të vështira ekonomike.

Sipas Shoqatës, ora policore aktuale, që nis në 00:00, dhe përfundon në 06:00 i pengon bizneset (muzika lejohet deri në orën 22:00).

“Është e udhës të gjendet një zgjidhje dhe reagim sa më i shpejtë nga ana juaj, në te kundërt edhe ne referuar rregullave e ligjeve në fuqi do të reagojmë” thuhet në njoftim.

KËRKESA E SHOQATËS SË BIZNESIT
Referuar masave në fuqi të VKM dhe Komitetit Teknik të Ekpertëve në kuadër të pandemisë së Covid-19, kërkojmë lehtësira nga ju, pasi ne si biznese po përballemi me vështirësi ekonomike. Ora policore ende në fuqi, na privon nga aktivitetet që ne si biznese (lokale) zhvillojmë; (dasma, gëzime familjare e cermoni të tjera), duke na ushtruar presion të vazhdueshëm dhe nuk na lejojnë të zhvillojmë normalisht aktivitetin tonë ekonomik, brenda orarit të lejuar nga institucionet, çka na vështirëson së tepërmi ekonominë, gjë e cila reflektohet edhe te të ardhurat familjare të çdo drejtuesi biznesi.
Për këtë arsye kërkojmë të rishikohen masat në fuqi, duke patur parasysh edhe numrin e ulët të rasteve me infektime nga covid 19, ashtu sikurse edhe vdekshmërinë. Goditja që kemi marrë nga një vit mbylljeje për shkak të pandemisë së covid 19, dhe orës policore ende në fuqi, do të na e vështirësojë akoma dhe më shumë ekonominë dhe financat, duke na cuar drejt falimentit.
Është e udhës të gjendet një zgjidhje dhe reagim sa më i shpejtë nga ana juaj, në te kundërt edhe ne referuar rregullave e ligjeve në fuqi do të reagojmë.

Duke ju falenderuar,
Shoqatat e bizneseve

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!