MENU
klinika

Çështja e Teatrit Kombëtar

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

16.07.2021 - 16:37

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar pas kërkesave të presidentit Ilir Meta. Në vendim thuhet se një nga kriteret për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë godinën e re favorizon qartësisht njërën prej kompanive në garë. Ky kriter sipas Kushtetueses është dekurajues dhe i pamundur për kompanitë e tjera pasi ato duhet të arrijnë një marrëveshje me kompaninë e favorizuar.

“Në rastin në shqyrtim nuk rezulton që të jenë kryer vlerësime të plota dhe të argumentura për mënyrën e shkëmbimit të pronës shtetërore edhe në lidhje me vlerësimin ekonomik të saj. Për më tepër, Gjykata vlerëson se kriteri i parashikuar në pikën 3 të nenit 6 të ligjit nr. 37/2018 bën trajtim favorizues për shoqërinë, e cila zotëron një pjesë të pronave në zonën ku do zhvillohet projekti përfshirë atë të ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar, në raport me subjektet e tjera private, të cilat mund të kishin shprehur interes për të konkurruar për të realizuar këtë projekt zhvillimi. Ky kriter jo vetëm është dekurajues për shoqëritë e tjera private, por edhe është i pamundur për t’u përmbushur prej tyre, duke qenë se ato vihen para kushtit për të arritur një marrëveshje pikërisht me vetë shoqërinë “Fusha” sh.p.k. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se ky kufizim nuk i përgjigjet kriterit të proporcionalitetit”, thuhet në vendim

Një tjetër pikë ku ndalet Gjykata është rëndësia e identitetit kombëtar dhe rrjedhimisht trashëgimisë kulturore të cilat sipas saj shteti ka për detyrë t’i mbrojë dhe respektojë.

“Rëndësia dhe roli i identitetit kombëtar në rendin juridik rrjedh nga fakti që ai garantohet që në preambulën e Kushtetutës e cila formulon qëllimet e kushtetutëbërësit dhe është shprehje e vullnetit të popullit (shih vendimin nr. 20, datë 20.04.2021 të Gjykatës Kushtetuese).

Për këtë arsye identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare parashikohen në nenin 3 të Kushtetutës, që përcakton se shteti ka për detyrë të mbrojë dhe të respektojë bazat e përcaktuara në të, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse vlera themelore, pra që qëndrojnë në themel të organizimit shtetëror. Për më tepër që trashëgimia kombëtare dhe kulturore, sipas nenit 59, pika 1, shkronja “g”, të Kushtetutës, përbën një nga objektivat socialë, që shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon të mbrojë”, thuhet në vendim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kushtetuesja pezulloi ndërtimin e teatrit të ri

Aleanca padi tjetër në SPAK: Vendimi e bën nul shembjen


Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!