Në vendin tonë ka patur një rritje të rasteve me Covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 18 persona, ndërsa 6 pacientë janë shëruar.
Edhe sot, për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Njoftimi i ministrise
Në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.
Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3621
Testime totale 851,111
Raste pozitive 132,647
Raste të shëruara 130,067
Raste Aktive 124
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 51
Shkodër 13
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 11
Durrës 10
Lezhë 7
Korçë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2