MENU
klinika

Lorenc Vangjeli

SPAK-u dhe frika, çift surprizë për “djemtë e këqinj”

17.07.2021 - 11:20

Ka një keqkuptim gjigant në lidhje me SPAK-un. E shohin si një fshesë gjigante që do të pastrojë pluhurin e artë shkëlqyes të tre dekadave tranzicion, por kjo objektivisht nuk mund të ndodhë.

Padurimi për të parë ekuacionin e ri me të panjohurën që po zbulohet pak nga pak me SPAK-un vjen nga pritshmëritë tmerrësisht të larta që ka publiku nga reforma në drejtësi dhe institucionet e reja, nga nevoja ulëritëse që ka vendi për të dhënë e marrë drejtësi edhe nëse përmbyset gjithë bota jonë e vogël dhe provinciale, nga arritja në pikën e trashjes maksimale të zullumit që ka nevojë të këputet, por dhe nga padija romantike për të kuptuar sesi funksionon sistemi.

Në kuptimin ortodoks, sektar dhe puritanist të fjalës, çdo shqiptar është fajtor në raport me ligjin. Askush nuk është i pafajshëm qoftë kur i shmanget taksave apo kur shpërdoron ujin e pijshëm, kur grabit miliona në tendera apo jep rryshfet për të hyrë në punë, kur ndërton pa leje apo dhe kur pështyn përtokë, kur paguhet dhe kur paguan; lista e kundravajtjeve penale e morale të çdo shqiptari është e pafundme dhe na dëshmon si një shoqëri që raportin me shtetin dhe ligjin nuk e kemi krijuar si formë organizimi, si nevojë jetese dhe model të vetëm, por si hall për t’u shmangur.

SPAK-u ka sjellë frikë në Tiranë dhe mëkatarët që i njohin më mirë se prokurorët e tyre mëkatet që kanë bërë, presin të shohin çdo të ndodhë njëlloj si publiku. Goditja lart, do të stepte atë sistem otoman mendësie nga lart poshtë, që bazohet tek privilegji që beson se duhet shpërblyer dhe shpërblimi që pritet për nderin e bërë. Në një shoqëri ku të gjithë janë fajtorë, por disa janë edhe më shumë fajtorë se të tjerët, prokurorët e mentalitetit të lig nuk janë juristë, kurse mëkatarët nuk zgjidhen dot gjykatës.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!