MENU
klinika

Horoskopi për ditën e shtunë, 24 korrik 2021

Dashi

Nëse e gjeni veten të përfshirë në një debat të çfarëdo lloji, duhet të luftoni nga cepi juaj, por kurrsesi të mos e shtrembëroni të vërtetën. Nëse doni të merreni seriozisht, duhet të mbështeteni vetëm tek faktet.

Demi

Të tjerët mund të mos e vlerësojnë çfarë u thoni nesër, por kjo s’duhet t’ju ndalojë. Është shumë e rëndësishme që secili të përgatitet të përballet me realitetin.

Binjaket

Ditët në vijim do të takoni disa njerëz shumë interesantë dhe mund të keni tendencën të hiqni dorë nga puna juaj aktuale dhe të punoni me ta. Mund të mos jetë ende e qartë plotësisht, por planetet ju paralajmërojnë se janë njerëz jo të besueshëm.

Gaforrja

Bëni kujdes me çfarë bini dakord nesër, veçanërisht nëse ka të bëjë me paratë. Aktiviteti kozmik ju paralajmëron se nuk mund t’i besoni gjithçkaje që dëgjoni. Edhe ekspertët madje mund të gabojnë.

Luani

Kokën mund ta keni plot me ide brilante, por këshilloheni të mos bëni asgjë me ato. Jepini kohë diellit të afrohet më shumë me shenjën tuaj para se të bëni lëvizjen e duhur. Sa më shumë të planifikoni, aq më i suksesshëm do të jeni.

Virgjeresha

Mund ta gjeni veten të kapluar nga frikëra që nuk kanë kuptim, por duhet t’i injoroni. Ndikimi i Merkurit bën që ju të mos i besoni as mendjes suaj. Qëndroni pozitivë në të gjitha kohët dhe situatat.

Peshorja

Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni të bindni ata me të cilët punoni dhe jetoni, ata nuk do t’ju besojnë plotësisht. Përpiquni t’i shikoni gjërat nga këndvështrimi i tyre. Ata kanë më shumë për të humbur nga sa keni ju.

Akrepi

Kjo mund të jetë një ditë frustruese, veçanërisht nga fronti i karrierës ku punëdhënësit dhe njerëzit e tjerë të rëndësishëm nuk duket se interesohen shumë për përpjekjet që po bëni.

Shigjetari

Planet tuaja për udhëtime do të duhet të shtyhen në ditët në vijim, por kjo do të jetë një bekim për ju. Jeni i etur për të lëvizur, por nxitimi mund të bëjë të bëni gabime që mund t’ju kushtojnë ekonomikisht. Merrni kohën tuaj për të bërë udhëtimet e duhura.

Bricjapi

Ajo që do të dëgjoni në 24 orët e ardhshme nuk do ju kënaqë, por as nuk do të rezultojë të jetë aq negative sa druheni. Ajo që duhet të kujtoni është se gjithmonë duhet të gjeni arsyet që kanë çuar tek ky lajm i keq.

Ujori

Dikush diku ka nevojë për ndihmën tënde dhe sapo ta kuptoni këtë do të nxitoni në ndihmë të tij/saj. Pasi t’i ndihmoni duhet tua bëni të qartë se herën tjetër mund të mos jetë dikush që t’i ndihmojë dhe gjithçka duhet ta zgjidhin vetë.

Peshqit

Mund të keni opinionin se diçka që do të ndodhë nesër ka rëndësi tepër të vogël, madje qesharake dhe ndoshta për ju ashtu është, por për njerëzit e tjerë është diçka që duhet të merret shumë seriozisht.