MENU
klinika

"Duhet të mbajë përgjegjësi!"

Vuçiç përballë problemeve të reja, Kosova nis proces gjyqësor kundër Serbisë

17.07.2021 - 15:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballet me probleme të reja kundër Kosovës, pasi kjo e fundit, ka nisur një një proces gjyqësor kundër shtetit serb.

Media austriake Kosmo.at raporton se Qeveria e Kosovës filloi zyrtarisht një proces gjyqësor kundër shtetit serb të Mërkurën. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e qëllimshëm të monumenteve kosovare. Të mërkurën, qeveria në Kosovë votoi për të ngritur një komision shtetëror për të dokumentuar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të kosovarëve gjatë luftërave të vitit 1998 dhe 1999,.

E Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e konsideron të rëndësishme krijimin e këtij komisioni pasi, sipas tij, zyrtarisht do të fillojë procesi i mbajtjes së përgjegjësisë së Serbisë dhe/ ose kompensimit për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve për lëvizin në Kosovë. Çeku më tej theksoi se ky komision do të ketë për detyrë të përpilojë inventarin kombëtar të të gjitha monumenteve të shkatërruara gjatë luftës 1998 dhe 1999.

Çeku më tej theksoi se ky komision do të ketë për detyrë të përpilojë inventarin kombëtar të të gjitha monumenteve të shkatërruara gjatë luftës 1998 dhe 1999.

“Anëtarët e komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve profesionale si dhe ekspertë ndërkombëtarë. Komisioni do të marrë parasysh të gjitha dokumentet e prodhuara deri më tani. Kërkesa për kompensim është bërë në përputhje me standardet ndërkombëtare” tha Hajrulla Çeku.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat