MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Vuçiç para takimit me Kurtin: Dorëzimi nuk është opsion

19.07.2021 - 09:00

Këtë të hënë në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Vuçiç në një prononcim për mediat serbe vetëm pak para nisjes, ka thënë se udhëtimet në Bruksel asnjëherë nuk janë të këndshme kur bisedohet me Prishtinën, por dorëzimi nuk është opsion.

“Asnjëherë nuk ishin të këndshme as udhëtimet, as qëndrimi në Bruksel kur duhej të bëhen bisedime me përfaqësuesit shqiptar. Por, për Serbinë është me rëndësi të ketë bisedime sepse me atë ndihmojmë popullin tonë në Kosovë dhe ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dialogu dhe bisedimet janë me rëndësi të veçantë sepse përbëjnë vazhdimësi të përparimit ekonomik të gjithë Serbisë. Në aeroplan përherë sikur kur je student, përsërit materien dhe përgatitesh për takime të rënda, dorëzimi nuk është opsion”, ka thënë Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të flitet për të zhdukurit gjatë luftës dhe…

Sot takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiç