Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, përmes një konference për media para vizitës në Republikën turke të Qipros së Veriut, shprehu angazhimin për të punuar në rritjen e numrit të shteteve që njohin Kosovë
“Për Kosovën duam të rrisim numrin e njohjeve, i cili aktualisht është 114, edhe më shumë”, është shprehur Erdogan. Po ashtu ai ka deklaruar se për këtë çështje do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
“Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ua propozoj këtë atyre”, u shpreh Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.