Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Në Dibër besimtarët kanë kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit në pallatin e sportit dhe në 3 xhamitë e qytetit. Myftiu i Dibrës, Mois Kurtulla dha mesazhe paqe e shprese e që kjo pandemi që ka izoluar botën të kalojë sa më shpejt dhe ti kthehemi normalitetit.
Edhe në Kukës qytetarët kanë falur Kurban Bajramin duke uruar mbarësi për të gjithë njerëzimin.
“Gëzuar për të gjithë njerëzimin dhe urojmë sa më shumë mbarësi”, janë shprehur qytetarët.
Besimtarët në Vlorë gjithashtu kanë nisur ceremoninë e faljes që në orët e para të mëngjesit, ku dhjetëra myslimanë falën namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Kreu i Myftinisë së rrethit Vlorë, Armand Asllani u lut për më shumë dashuri dhe harmoni mes njerëzve.