Për Fatos Lubonjën, Partia Demokratike i duhet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë për t’u rikthyer sërish në pushtet.
I ftuar përmes një lidhje “Skype” në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Lubonja evidentoi si faktorin kryesor të humbjes së PD në zgjedhjet që sapo lamë pas sistemin. Sipas analistit, oligarkët, krimi i organizuar dhe mediat, kanë luajtur një rol përcaktues në rikonfirminin e PS në krye të vendit.
PD sipas tij, duhet të vetërregullohet për të mposhtur sistemin e krijuar, i cili sipas tij është shumë i fuqishëm.
Fatos Lubonja: Duke ndjekur edhe fushatën e saj elektorale dhe retorikën e saj, përgjithësish përqendrohet në një interpretim jo të saktë të humbjes së saj. Ata bëjnë sikur përgjegjësi kryesor i humbjes dhe i të keqes që ka kapur Shqipërinë është Edi Rama. Por sipas mendimit tim, Edi Rama është përfaqësues i asaj ndërtese që fola. Është regjimi, sistemi që Rama ka kalëruar. Vjedhja e votës nuk është bërë se dha Edi Rama një urdhër, por është bërë se interesat e krimit të organizuar, oligarkisë dhe mediat e sponsorizuara prej tyre. Ata janë pjesë e këtij sistemi. Katet poshtë janë të kapura nga partia dhe ky është një proces që i dedikohet Ramës. Ata që akuzojnë Bashën si humbës dhe mburrin Ramën si fitues, këta e largojnë publikun nga thelbin i problemit që është sistemi. Nëse PD duhet të ndryshojë vetveten për të ndryshuar Shqipërinë, duhet të kuptojë se nuk mundet për të ndryshuar Shqipërinë, nëse nuk ndryshon sistemin, për këtë duhet të ristrukturohet. Në debatet që shoh unë sillen e risillen rreth Bashës, ndërsa sistemi nuk preket fare. PD, janë të lidhur me këtë sistem, kanë dalë nga ky sistem dhe kanë punuar dhe ky sistem. Unë s’pretendoj të jap zgjidhje, por të tregoj problemin.
PD a del e vetme përballë këtij sistemi?
Fatos Lubonja: Unë them se një nga arsyet se PD s’i ka dalë kundër këtij sistemi, është fakti që nëse do të jepte mesazhin elektoral se ka ndërmend të çmontojë të gjithë katet poshtë do të kishte kundra një fuqi të madhe. Ajo është e dënuar nëse do të fitojë për të punuar me çmontimin e këtij sistemi. Këtu kërkohet një zgjidhje. Unë kam idetë e mia, por mbi të gjitha e ngre këtë problem dhe them që të ikim nga teza që s’po punon Luli’. Edhe nëse një më i zoti se Luli duhet të ballafaqohet patjetër me këtë gjë, sepse ndryshe do të jetë në iluzion. Pjesë e sistemit jemi të gjithë, por duhet të jenë instrumentet për ta ndryshuar.
Si ndryshohet ky sistem, ku ju flisni dhe për njerëz brenda PD që janë me Bashën dhe mendojnë që zgjedhjet janë vjedhur dhe janë një pjesë tjetër që janë kundër atij dhe shohin atë si humbës?
Fatos Lubonja: Ata që thonë se zgjedhjet janë vjedhur ndoshta kanë të drejtë. Por ka dhe të drejtë Mark Marku që thotë pavarësisht nga kjo, ne duhet të bëjmë një politikë që merr parasysh këtë fuqi që ka sistemi. Këto nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Unë ngre problemin që kushdo të vijë, sepse Marku tha që ne në Lezhë fituam edhe pse është ky sistem. Kjo është një zgjidhje. Por unë shtroj problemin që ky regjim, me të gjithë fuqinë, i ka forcat më shumë. Ai e llogariti me patronazhistët, harxhoi kaq para dhe fitoi. Gara kërkon të futen njerëz të tjerë, grupe të tjera interesi. PD të mos pretendojë që gjithçka rrotull nesh sepse ne jemi e vetmja forcë. Basha duhet të ndërtojë lëvizje me të tjerë aktorë dhe të krijojë një tjetër forcë. Kjo kërkon një tjetër qasje. Jo domosdo kryetari të bëhet kryeministër. Kemi raste për këtë nga Italia. Këto lindin nga debate të sinqerta.
Lidershipi i PD duket se nuk e ka zgjedhur këtë rrugë që po thoni ju dhe shumë të tjerë, pse mendoni ju që nuk e kanë zgjedhur?
Fatos Lubonja: Ata mendojnë kështu, duan të marrin pushtetin. Është një sëmundje e vjetër shqiptare ku interesat e vendit shkojnë kundër me interesat personale, ai i braktis interesat e vendit dhe drejtohet nga ato personalet. Gjithçka që ka bërë Enver Hoxha ishin thjesht se rrezikohej pushteti i tij, flas këtu për prishjet e marrëdhënieve me Kinën dhe Rusinë. Nëse do të përqendrohet vërtetë te interesi shqiptarë dhe jo te i tyre, atëherë do të ketë një zgjidhje.