MENU
klinika

Shqipëria 2030

Edi Rama në Vjenë: Synojmë njohjen e diplomave tona në universitetet europian

20.07.2021 - 20:23

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një vizitë pune në Vjenë, në kuadër të mbështetjes për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kreu i qeverisë thekson se një prej prioriteteve të Vizionit Shqipëria 2030 është njësimi i diplomave të universiteteve shqiptare me ato evropiane.

“Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtëpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria 2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës