MENU
klinika

"Nuk kam asnjë rrezik për t’u larguar"

Ish-zv.Ministrja e Brendshme ankimon masën e sigurisë arrest shtëpie

21.07.2021 - 11:10

Disa ditë pas vendimit të gjykatës, ish-zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas saj, ajo nuk ndodhet në kushtet ligjore për t’u vendosur nën masën e sigurisë. Voda pretendon përmes avokatëve të saj se nuk ka rrezikshmëri që të largohet apo të pengojë hetimin e të prishë provat.

Sërish, ish-zv.ministrja thotë se nuk ka ndërhyrë kurrë për t’i siguruar një vend pune Florida Beut.

Por pavarësisht pretendimeve të saj, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar përgjime të cilat provojnë të kundërtën.

AKUZAT NDAJ ROVENA VODËS

Ajo akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë prej gati 2 mijë euro nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim vende pune.

Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.

Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera.

Edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri, nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimit dhe nuk ka fituar vend pune.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ‘arrest shtëpie’ pas ryshfetit për punësimin e së njohurës

Si ra në rrjetën e SPAK ish-zv.ministrja Rovena Voda

469 objekte të inspektuara në Durrës, Krujë e Shijak

Shkatërrimet e tërmetit, zv.ministrja bën bilancin


Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës