MENU
klinika

Zbulon “qëllimin” e Kurtit

Vulin paralajmëron fundin e bisedimeve Kosovë-Serbi

21.07.2021 - 11:53

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë gjithçka për t’i ndaluar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se do ta fajësojë Serbinë për këtë.

“Kur filluan negociatat në Bruksel në vitin 2012, ata bënë gjithçka për t’i vendosur serbët në tryezën e bisedimeve, sepse ata menduan se njohja ishte një punë e bërë. Tani, në vitin 2021, ata janë duke ikur nga tryeza e bisedimeve, sepse panë që negociatat nuk çojnë në njohje siç kishin shpresuar”, tha Vulin në TV Pink.

Sipas vlerësimit të tij, Kurti nuk ka qëllime të mira, por qëllimi i tij i vetëm është që të mos ketë serbë në Kosovë.

“Ai do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund bisedimeve. Ai gjithashtu do të flasë për gjenocidin e serbëve”, tha Vulin.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat