22.07.2021 - 10:47
Një fëmijë 7 vjeç është mbytur në lumin Osum.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, ku shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në lumin Osum.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.