Jennifer Lopez tashmë është në moshën 49-vjeçare, por ajo befason sërish me ruajtjen e linjave të saj trupore.
Revista “InStyle” e zgjodhi atë si yllin e muajit, por me siguroi J.LO meriton edhe shumë më shumë se sa kaq. Ajo është shfaqur me forma tejet seksi, ndoshta më në formë se kurrë më parë. “The “Sun” e vlerësoi një nga fotot e 49-vjeçares si më seksi deri tani dhe si një nga imazhet me joshëse të një femre.
Në intervistën e dhënë për këtë revistë, 49-vjeçarja komentoi linjat e saj: “Unë jam ajo që unë jam. Në familjen time, linjat trupore gjithmonë i kemi fantastike. Kjo është vetëm një pjesë e kulturës sonë”.
Për të drejtat dhe ndërgjegjësimin e grave J.Lo tha “Mendoj se ka ndodhur momenti më i fuqishëm që gratë të mos hezitojnë për të thënë atë që e meritojnë. Unë nuk e kuptoj pse një grua nuk mund të jetë këngëtare, aktore dhe balerin”.