MENU
klinika

Nuk ka fazë të dytë hetimi!

Debatet mbi origjinën e koronavirusit, Kina bën deklaratën e papritur

22.07.2021 - 11:11

Nuk ka fazë të dytë hetimi për origjinën e Koronavirusit, kanë deklaruar zyrtarët e lartë kinezë të cilët kanë refuzuar kategorikisht planin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të studiuar mundësinë se virusi mund të kishte shpëtuar nga një laborator kinez.

Por Zeng Yixin, zv / ministri i komisionit kombëtar shëndetësor të Kinës, tha se Pekini nuk mund të pranonte një plan që “shpërfill mendjen e shëndoshë dhe sfidon shkencën”. Zeng tha se ai u befasua kur lexoi për herë të parë planin e OBSH-së sepse thekson shkelje nga ana e Kinës për sa i përket protokolleve laboratorike.

OBSH këtë muaj propozoi një fazë të dytë të hetimeve mbi shkaqet e pandemisë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhan, duke kërkuar transparencë nga autoritetet.

“Ne shpresojmë që OBSH të rishikojë seriozisht konsideratat dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët kinezë dhe të trajtojë siç duhet origjinën e COVID-19 si një çështje shkencore dhe të lerë menjë anë ndërhyrjet politike,” tha Zeng.

Ekspertët kinezë kërkuan nga OBSH-ja të zgjerojë përpjekjet për të zbuluar origjinën e COVID-19 përtej Kinës.

“Ne besojmë se një aksident në laborator është jashtëzakonisht i vështirë dhe nuk është e nevojshme të investohet më shumë energji dhe përpjekje në këtë drejtim,” tha Liang Wannian, udhëheqësi i ekipit kinez në ekipin e përbashkët të ekspertëve të OBSH. Duhet të kryhen më shumë studime mbi kafshët, veçanërisht në vendet me popullsi lakuriqësh, tha ai.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës