22.07.2021 - 13:17
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një interviste për gazetën gjermane ‘’Handelsblatt’’ ka kërkuar kompromis me Kosovën.
Vuçiç thotë se i vetmi qëllimi i Serbisë është BE dhe ai do paqe prandaj duhet të ndalen çmenduritë e së kaluarës.
“Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motor i rritjes së re për Evropën”, tha Vuçiç.
Takimet e fundit Vuçiç-Kurti nuk kanë qenë të mira, madje mund të thuhet të vështira, por gjithsesi Kosova e Serbia duken larg arritjes së një kompromisi për një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët.