I ftuar në emisionin “Edicioni Veror” në ABC me gazetarin Edin Shehu, ka qenë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli i cili ka folur për çështjet më të nxehta politike për Vlorën.
I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.
Kujtojmë se pak kohë më parë, mes Lelit dhe këshillit bashkiak të Vlorës kishte një përplasje, por Leli këto përplasje i ka cilësuar se është një njeri i gjerë dhe shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin.
Eni Shehu: Duke se ka pasur një lloj hatër mbetje me ju ? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?
Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.
Eni Shehu: Nuk ka asnjë hatër mbetje në lidhje me këto zërat kundër?
Leli: Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim.
Eni Shehu: Nuk do ktheje kohën pas dhe të ndryshojë diçka në lidhje me këtë?
Leli: Nuk është se kam arritur në një fazë të tillë. Jam gjithmonë i fokusuar në atë që duhet të bëjë në përditshmërinë time., Dhe analiza i përket një momenti tjetër.
Eni Shehu: Nuk je i tërhequr fare nga kjo politikë?
Leli: Unë jam në punët e ditës. Pjesa më e rëndësishme.
Kujtojmë se Leli ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj. Pikërisht këtu nisi krisja e marrëdhënieve të tyre që duke se edhe sot vijon përplasja.