2 persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër për vepra penale të ndryshme. Mësohet se 1 prej me inicialet R.R 56 vjeç banues në Lazarat tetnoi të kultivojë lëndë narkotike në një ambient në pronësi të tij. Ndërsa personi tjetër i arrestuar është personi me iniciale E.Z 32 vjeç, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/ Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient në pronësi të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.