Policia e Kurbinit ka arrestuar 1 person si dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë.
Në pranga ka rënë Artur Lika, pronari i ekskavatorit, pasi është konstatuar nga uniformat blu, duke marrë inerte në shtratin e lumit Mat.
Nga krahu tjetër, janë proceduar penalisht drejtuesit e kamionëve, Shqyeri Shuaipi dhe Dashamir Zenelaj, e bashkë me to, e njëjta masë i është dhënë dhe inspektorit të Ujërave në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Lezhë, Aleksandër Ukut.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë kontrolleve në shtratin e lumit Mat është arrestuar pronari i ekskavatorit shtetasi Artur Lika.
Janë proceduar penalisht drejtuesit e kamionëve shtetasit Shyqyri Shuaipi dhe Dashamir Zenelaj.
Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre Inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë.