MENU
klinika

E ndihmonte fqinji të fshihej

Pranga 42-vjeçarit në Lezhë, arrestohet edhe miku i tij

23.07.2021 - 10:01

Policia e Kurbinit ka arrestuar pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron një 42-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte precedentë penal në fushën e vjedhjes së pronës. Gjithashtu, në flagrancë u kap edhe fqinji i tij, i cili tani akuzohet për “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Shërbimit e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur që pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me anë të dronit të kapnin dhe të arrestonin shtetasin:
Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës”, tha policia.

Ervin (Astrit) Kasmi ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.