MENU
klinika

“Koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë”

Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën

23.07.2021 - 11:38

Në tryezën në kuadër të 5 vjetorit të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi mesazhe të forta në drejtim të zbatimin të kësaj reforma. Ndërsa vlerësoi punën e arritur deri më tani, znj. Kim tha mbetet ende shumë për të bërë.

Ndër të tjera Ambasadorja amerikane u shpreh u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj. “Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë në drejtësi.” përmbylli ajo fjalën e saj.

“5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese ligjore për Reformën në Drejtësi. Në sondazhe, shqiptarët mbështetën Reformën në Drejtësi gjë që dëshmoi, sesa shqiptarët e zakonshme dëshironin një ndryshim thelbësor të ndryshimeve në Drejtësi. Reforma nuk ka qenë e lehtë, por tani jemi duke para rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate.

Vettingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që Reforma në Drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë.

Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur dhe shumë kanë dashur të mos ndodhte, dhe shumë vazhdojnë që ta parandalojnë vazhdimin e saj. Është puna e gjithësecilit rreth kësaj tryeze, e kryesisht e shqiptarëve që të rikonfirmojnë punën tuaj sikurse populli juaj e dëshiron. Është koha të hapni një epokë të re që të krijoni një sistem ku qytetari të ketë mundësi të barabarta. Ky është fillimi, ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë. Ky është një çast kritik, SHBA është me ju, dhe ju duhet të kapërceni pengesat që mbesin në shtegun tuaj.

Do jemi me ju deri në fund. Mbështetja e SHBA ka filluar me administratën e Obamës, Trump dhe në administratë e Biden kjo mbështetje do të fuqizohet. Ka ardhur koha, është një kohë e mirë shumë gjëra janë arritur. Është një kohë e mirë të vlerësojmë ku jemi dhe çfarë kemi bërë. Të përmirësohemi që t’ja dilni mbajnë në emër të popullit tuaj. Në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë ju përket ju që jeni pjesë e sistemit të drejtësisë.’- u shpreh ambasadorja Kim.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës