MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes?

23.07.2021 - 16:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë e shkakton uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes?

Mjeku:Kur njerëzit kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gjak bie. Kjo ndodh edhe gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje. Megjithatë, gjatë natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit. Niveli normal i sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim