MENU
klinika

Detajet

Pr.ligji/ Viktimat e 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut”

02.11.2018 - 14:58

21 janari i 2011 do të mbetet një ndër ditët më dramatike në historinë e demokracisë shqiptare. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, asokohe në opozitë në 21 janar. 

Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

Sot, pak muaj nga 8 vjetori i ngjarjes, në Kuvend është depozituar projekligji i qeverisë, sipas të cilit të vrarët më 21 Janar 2011 marrin statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E bashkë me ta edhe të vrarët gjatë proceseve zgjedhore.

“Shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990”.

Projektligji për “Statusin e Dëshmorit të Atdheut”, që pritet të hapë jo pak debat sanksionon se nuk do t’i hiqet ky privilegj dëshmorëve të shpallur më parë. Pra edhe ata që e kanë përfituar gjatë komunizmit dhe kanë mbajtur poste drejtuese në atë kohë.

“Të gjitha dekretet/vendimet e organeve shtetërore për shpalljen “Dëshmor”, të marra para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë objekt rishikimi nga ky ligj”

Nisma e qeverisë saktëson se cilët përjashtohen nga përfitimi i “Statusit të dëshmorit”.

“Statusin “Dëshmor i Atdheut” nuk e përfitojnë personat, të cilët janë dënuar me vendime gjykate të formës së prerë për:

krime kundër njerëzimit;
bashkëpunim me pushtuesit e vendit;
veprimtari terroriste dhe agjenturore kundër interesave të Shqipërisë;
vrasje me dashje, pas datës 9 maj 1945”
Projektligji saktëson se familjet e “Dëshmorëve të Atdheut” përfitojnë shpërblim financiar mujor. Në rrethin e familjarëve, për efekt shpërblimi, bëjnë pjesë bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta. Ndërkohë që shpërblimi ndërpritet kur bashkëshortja ose bashkëshorti i ‘Dëshmorit të Atdheut’ martohet përsëri.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve