Moderatorja e dashur e ekranit, Ori Nebiaj, është vajza e ditëlindjes e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e kaluar.
Ori ka mbledhur miqtë e saj më të mirë buzë detit teksa ka organizuar një super festë dhe e kanë pritur së bashku ditëlindjen. Mes tyre ishin të ftuar personazhe të njohur të showbiz-it, që kanë krijuar raporte të mira me Orin.
Miqtë në Instagram nuk i kursyen pamjet nga festa e çmendur e moderatores, që e shijoi në maksimum çdo moment.
Ata festuan së bashku deri në orët e para të mëngjesit dhe shijuan një spektakël fishekzjarresh, dedikuar Orit.
n
Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.
Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme si “Wake Up”, të cilin e prezanton me Isli Islamin, apo “Pushime On Top” që e ka drejtuar së bashku me Flori Gjinin.
Këtë 25 prill, ajo kandidoi për deputete mirëpo pas zgjedhjeve, iu rikthye sërish dashurisë së saj, ekranit.