24.07.2021 - 12:19
Zv/kryeministri Erion Braçe ka postuar një video në rrjetet sociale, ku ka ndarë shqetësimin për zhurmat që krijojnë punonjësit e një objekti pranë shtëpisë së tij që në mëngjes.
Braçe ka ironizuar duke ndarë me ndjekësit në Facebok edhe përgjigjen që ka marrë prej punonjësve, se muzika është e ndaluar pas orës 23:00, duke iu referuar vendimit të komitetit të ekspertëve për shkak të situatës nga koronavirusi.
“Ora 7.28, e shtune! Miremengjes! Ashtu eshte, fiks sic e mendoni! I pyeta dhe me thane: Muzika eshte e lejuar deri ne oren 23.00!”, shkruan Braçe.