25.07.2021 - 10:43
Një zjarr i rënë që mbrëmjen e djeshme në malin e Dukatit vijon të jetë aktiv duke djegur deri më tani mbi 30 hektar kullota.
Paraditen e sotme, zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e zjarrit, por era e fortë riaktivizoi sërish flakët.
Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse janë tërhequr tashmë për shkak të erës së fortë dhe natës, ndërsa do të rifillojnë punën ditën e nesërme.
Nga flakët nuk rrezikohen banesa, por sipërfaqe me kullota.