MENU
klinika

Olimpiada

Kosova merr medaljen e dytë të arit në Tokyo 2020

26.07.2021 - 12:39

Paraqitje fantastike e xhudistëve kosovarë në Olimpiadë. Kosova merr medaljen e dytë të artë. Kësaj radhe i takoi Nora Gjakovës, e cila triumfoi ndaj francezes Sara Leon Sirike.

Padyshim historike për Kosovën, ku dy ditë më parë medalje të artë mori dhe xhudistja Distria Krasniqi. Këtë Olimpiada Kosova ka siguruar dy medalje të arta dhe e treta në historinë e Lojërave Olimpike, duke përfshirë dhe Majlinda Kelmendin në vitin 2016.

Në zonën e medaljeve u afrua edhe vëllai i Norës, Akil Gjakova, por u mposht në cerekfinale. Xhudoja po sjell medalje Kosovës dhe tashmë është përhapur masivisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN