Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar gjetjet dhe përfundimet paraprake të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.
Në raport thuhet se “zgjedhësit patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor që respekton liritë themelore”
Po ashtu konstatohet se: “Pas një marrëveshjeje të re që i dha fund një ngërçi politik, aktorët kryesorë patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje”.
Megjithatë vihet në dukje se: “Praktikat gjerësisht të përhapura të shitblerjes së votave vazhduan të përbënin problem. Rrjedhja e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë edhe preferencat politike të zgjedhësve përbën shqetësim serioz dhe i bën zgjedhësit vulnerabil”.