MENU
klinika

Po shkakton panik

Të vaksinuar me dy doza të Pfizer, dy raste me Delta

26.07.2021 - 15:54

Identifikohen dy raste të dyshuara me versionin Delta. Bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit. Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.

Aksident i rëndë në Milot-Rrëshen, dy të plagosur në gjendje kritike. Policia zbardh detajet

Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer.

Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shqipëri janë konfirmuar 21 raste infeksioni me koronavirus variantin Delta.Nga këto 13 kanë shkaktuar vatra familjare që tregon se ka infektueshmëri të lartë.

Në spitalin Covid 1 ndodhen të shtruar 9 pacientë të cilët janë të infektuar me varianin Delta të koronavirusit. Pacientët që u është dashur të marrin kujdes spitalor nuk kanë qenë të vaksinuar.