Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e ka cilësuar nëj hap të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dekretimin egjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë.
Znj.Kim paralajmëron se së shpejti do të emërohet dhe i 9-ti.
Ajo kujton se me emërimin e anëtarit të 10-të atëhere Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
STATUSI NGA AMBASADORJA YURI KIM
Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në High Ct, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.