Ditë zie në Babilon!
E vërteta brutale: punëtorët shqiptarë në Kosovë trajtohen si skllevër!
Nuk marrin rroga me rregull,
nuk paguhen përmes bankës,
nuk kanë të drejtë pushimi,
ju kalon dita pa hëngër e pa pi,
nuk mund të shkojnë në WC sa herë kanë nevojë; nëpërkëmben,
kërcënohen me largim nga puna,
ua shkelin dinjitetin,
shantazhohen,
i eksploatojnë, i shfrytëzojnë,
pamëshirshëm i shfrytëzojnë;
ua rrezikojnë shëndetin,
ua rrezikojnë jetën,
bëjnë ‘tregti’ me moralin e tyre.
Thjesht i mbysin përditë ngapak!
Në sektorin publik, përndjekesh politikisht.
Në sektorin privat, përndjekesh si në mesjetë.
Tregtarët, shumica absolute prej tyre janë skllavopronarë, sillen si skllavopronarë, luajnë me rininë shqiptare, i shkatërrojnë, ua mërzisin jetën, sepse i lejon polittika.
Tregtarët janë të lidhur me politikën, e dirigjojnë politikën, dhe politika zyrtare ua lejon t’i keqtrajtojnë punëtorët dhe t’i trajtojnë, si skllevër!
Verës dhe festave të dimrit i shtrenjtojnë çmimet për t’i vjedhur mërgimtarët.
Nuk ka gjë që nuk kushton dreq e bir në Kosovë.
Nuk shkon kështu!
Qysh është e mundur, çdo gjë më shtrenjtë kushton në Kosovë sesa në shtetet më të pasura të botës!
Ku është shteti!
Shteti që legjitimon padrejtësitë, grabitjen, shkeljen e të drejtave të njeriut, shteti që legjitimon skllavërinë!
Kosova është ferr për shqiptarët, se edhe serbët e Kurtit ende po marrin rroga nga shteti pa punuar!
Kosova është varr për rininë shqiptare.
Kurse, Presidentja dhe Kryeministri merren me filma dhe me mundje.
Presidentja e flaktë siç është për t’u shtyrë me çdo kënd që i del përpara,
është jetike për Presidenten se kush kë po e rrëzon përtoke në Japoni, dhe kush-kujt po i shkakton më shumë plagë!
Gjithmonë fitojmë kur lypset prej nesh të grrithemi, por jo kur lypset prej nesh t’i shërojmë plagët!
E Kryeministri merret me filmat, të cilët i paguan shteti i Kosovës, por shikuesi shqiptar nuk ka të drejtë t’i shoh ata filma, shikuesi shqiptar nuk e njeh kinematografinë e Kosovës, është i privuar nga kjo e drejtë, sepse edhe filmat, edhe artin, sikur çdo gjë tjetër, e privatizon skllavopronari!
(Plus që janë të mbivlerësuar, filmat shqiptar i ka mbivlerësuar propaganda dhe biznesi).
Provo Kryeministër bëje një film me Adem Jasharin ose për UÇK-në dhe e sheh çfarë përgjigje të jep politika kinematografike!
Kosova nuk e ka një film për luftën e UÇK-së!
Pyet: PSE?
P.S. Jeni askushi, me një fjalë!