Ditë historike për Lojërat Olimpike. Sportistja 13-vjeçare japoneze Momiji Nishiya fitoi medaljen e artë në garën e skateboard, disiplina “street”. Disiplinë që u fut për herë të parë.
Në moshën 13- vjeçe e 331 ditë ajo bëhet një nga sportistet më të reja në moshë që fiton një medalje të artë në historinë e Olimpiadave. Në fakt, ajo është e dyta në historinë olimpike që fiton një medalje në moshë kaq të re.
Rekordin e mban notarja amerikane Marjorie Gestring, që fitoi të artën në “Berlin 1936”, kur ishte 13 vjeçe e 268 ditë, në garën e hedhjes nga trampolina 3-metërshe.
13, 13, 16 pic.twitter.com/fNtnOqEKeR
— #Tokyo2020 (@Tokyo2020) July 26, 2021
Interesant fakti se edhe fituesja e medaljes së argjendtë në garën e skateboard, sportistja braziliane Rayssa Leal, është po 13 vjeçe. Ndërsa fituesja e medaljes së bronzit, sportistja tjetër japoneze Funa Nakayama, është 16 vjeçe. Pra, të trija së bashku, bëjnë 42 vjet në total.