Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkojnë pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.
Gjykimi ditën e sotme do të behet nga gjyqtari Erion Çela pa praninë e palëve.
Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehet se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.
Ata i ‘rikujtojnë’ Gjykatës së Posaçme se një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari dhe se ky është funksioni pse u bë edhe Reforma në Drejtësi.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes.