27.07.2021 - 10:10
Shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci do të qëndrojë 1 muaj në paraburg. Gjykata kroate ka marrë sot vendimin për masën e arrestit të 52-vjeçarit.
Disa ditë më parë ai drejtonte autobusin ku udhëtonin qytetarë nga Kosova teksa pas përmbysjes së autobusit 10 prej tyre vdiqën.
Sipas dëshmive, shoferin e kishte zënë gjumi në timon vetmë 30 minuta pasi e kishte marrë drejtimin e autobusit.