MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon gjumi tek oreksi?

27.07.2021 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndikon gjumi tek oreksi?

Mjeku: Mungesa e gjumit ndikon edhe tek sasia dhe cilësia e ushqimit që hamë.

Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksit.

Përveç kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë. Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim