Qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës janë më të rrezikuarat sot dhe nesër për zjarre në pyje, për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se në disa qarqe të tjera, pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e martë dt.27) dhe nesër (e mërkurë dt.28) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa niveli “I MODERUAR” rreziku në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në qarqet e tjerë pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Veriperëndim), Lezhë (Lindje), Durrës (Lindje), Elbasan (Jugperëndim), Tiranë (Perëndim), Berat (Veriperëndim) dhe Korçë (Lindje).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
RESHJET
Sot pasdite (e martë dt.27) dhe nesër (e mërkurë dt.28) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 35 °C
në vendet e ulëta: 24 / 42 °C
në vendet malore: 18 / 34 °C
Era
Sot pasdite (e martë dt.27) dhe nesër (e mërkurë dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare