02.11.2018 - 18:37
Prej kohësh, belgu Kevin de Bruyne po qëndron jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamente, por një ditë më parë ai ka mërrë një lajm të shkëlyer, duke u bërë baba për herë të dytë.
Mesfushori i Manchester City-t është tashmë baba i dy djemve, ndërsa të sapolindurit i vendosi një emër special, emrin e njërit prej ekipeve të Seria A.
Djali i dytë e ka emrin Rome, si kryeqyteti italian dhe klubi futbollit. Në foton e postuar prej tij në Instagram ka shkruar: “Anëtari më i ri i familjes është këtu. Ne të duam shumë, i vogli Rome”.
Me bashkëshorten e tij Michel kishin konfirmuar në festën e Premier Leagues se do të bëheshin prindër sërish.