27.07.2021 - 17:06
Pasi ka humbur ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League në Qipro 1-0, Vllaznia do të presë ditën e enjte në ‘’Loro Boriçi’’ rivalët e AEL Limasol, duke shpresuar në një mrekulli për kualifikimin.
Të pranishëm në stadium do të jenë rreth 5 mijë tifozë, por nisur nga interesi i madh i shkodranëve për ndeshjen, Vllaznia ka bërë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë duke i kërkuar hapjen e plotë të stadiumit.
Në kërkesë, shkruhet se qyteti i Shkodrës ka kohë që ka arritur imunizimin falë masave anti-covid të marra dhe të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim. Kujtojmë se ditën e djeshme në Shkodër janë shitur 2 mijë bileta për 4 orë.