MENU
klinika

“Covid është një komplot!”

Ndërron jetë nga virusi “guruja” italian që mohonte sëmundjen

27.07.2021 - 18:56

Ka ndërruar jetë ‘guruja’ italian që mohonte Covid 19 e që e konsideronte si konspiracion.

Prej shtatë ditësh ai ishte sëmurë dhe shtrirë prej krevatit në shtëpinë e tij në Majemi, Marco De Veglia, njohur si guruja i marketingut dhe një prej mohuesve të mëdhenj të Covidm refuzonte ndihmën.

“Në ditën e parafundit më telefonoi dhe më tha: prej një jave kam këtë grupin e keq që s’po më kalon. I thashë: po çfarë gripi. Ke Covid-in! Shko bëj një tampon! Nuk është nevoja – m’u përgjigj”.

Kështu rrëfen për La Stampa një mik i De Veglia-s. Ajo ishte telefonata e fundit e tij me të. Një ditë më pas, De Vaglia ndërroi jetë nga Covid.

Mohues deri në frymën e fundit, Marco De Veglia ishte njëri prej zërave që e cilësonte virusin si gënjeshtër. Ai ndërroi jetë në moshën 55-vje çare. Ishte i bindur se maskat nuk bënin punë, që vaksina nuk ishte e nevojshme dhe që Covid ishte thjesht një grip që kurohej në shtëpi.

Por, vetë nuk ja doli dot mbanë që ta kalonte nga shtëpia sëmundjen që ka mbërthyer botën. Ishte infektuar rreth 2 javë më parë. Refuzoi të bënte tamponin. Në fillim i dukej si një grip i rëndomtë, por më pas simptomat u përkeqësuan, deri kur përfundoi në spital në terapi intensive, ku ndërroi jetë 24 orë më vonë.

Covid-in e quante një “komplot të kompanive të prodhimit të ila çeve” dhe shkruante se “as që ja ndjente për certifikatat e sigurisë”.

“Nëse vdes nga infarkti ta quajnë Covid, nëse vdes nga vaksina ta quajnë infarkt”, shkruante ai.

Gjatë karrierës së tij, Marco De Veglia ka shkruar librin “Zero Konkurrentë” dhe “Brand positioning formula”, si dhe ka punuar për sipërmarrës të njohur italianë në përpjekjet e tyre për të hyrë në tregun amerikan.