MENU
klinika

"Mendoj se kam bërë një mik"

Rama drekon me familjen Lipa në Vlorë

27.07.2021 - 20:08

Kryeministri Edi Rama ka drekuar me familjen e Dua Lipës në Vlorë. Ka qenë babai i këngëtares me famë botërore, Dukagjin Lipa i cili ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet me kreun e qeverisë. Këto fotografi janë bërë nga këngëtarja Dua Lipa teksa babai i saj shkruan se ka bërë një mik duke e cilësuar kryeministrin një njeri me sharm.

“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me sharm”, shkruan Dukagjin Lipa.

Prej disa ditesh Dua Lipa ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin, Anëar Hadid. Kur Dua Lipa mbërriti zhvilloi takim me kryebashkiakun e Tiranës me të cilin diskutoi rreth planeve të saja dhe mundësinë e një koncerti surprizë në Shqipëri.

Ata së bashku inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain