28.07.2021 - 09:59
Kosova do të tentojë ekstradimin e shoferit që shkaktoi aksidentin me 10 viktima të autobusit në Kroaci.
Po tentohet që gjykimi i shoferit të bëhet në Kosovë pavarësisht se Gjykata në Kroaci i ka caktuar arrest me burg për 1 muaj.
Kosova dhe Kroacia nuk kanë marrëveshje ekstradimi për të burgosurit, por Ministri i Brendshëm, Sveçla ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje të veçantë.