MENU
klinika

Flet për rrugëtimin artistik

Soni Malaj: Në disa festivale nuk do të doja të kisha marrë pjesë

28.07.2021 - 11:13

Soni Malaj ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli si rrallëherë për karrierën e saj muzikore.

Soni u bë pjesë e skenës shqiptare si pjesëtare e grupit “Spirit Voice”, për të vijuar më pas një karrierë të suksesshme si soliste.

“Në karrierë kam hyrë në disa dimensione, si pjesëtare e një grupi, pastaj me ndryshimin dhe të disa gjërave isha si soliste. Pastaj dola në një zhanër tjetër, në një dimension tjetër dhe me performancë dhe këndim. Futa fuqishëm dhe baladën që nuk kisha eksperimentuar.“, tha Soni.

Përsa i përket festivaleve, ajo mori pjesë së fundmi në “Kënga Magjike” me baladën “Versioni im”. Për moderatorin Alban Musa, këngëtarja theksoi se nuk do të donte të merrte pjesë në disa prej tyre.  “Nuk do t’i kisha evituar fare, por në disa prej tyre ose më saktë në vitet e fundit nuk do të kisha marrë pjesë.“. tha Soni.