Shkëlqyen me 21 vjeçarët duke fituar titullin kampion Evrope, por me skuadrën U-23 në Olimpiadë u rikthyen te dështimet, ashtu si skuadra e parë në Botëror dhe në Euro 2020.
Duket se Gjermania nuk tremb më askënd. Pancerat nuk shkuan sot me një barazim 1-1 përballë Bregut të Fildishtë dhe mbetën në vendin e tretë në grup me 4 pikë, duke u eliminuar.
Vendin e parë e mori Brazili, që mundi Arabinë Saudite 3-1. Gjermania mposhti vetëm Arabinë me vështirësi 3-2, ndërsa më tej kalojnë Brazili dhe Bregu i Fildishtë. Një zhgënjim tjetër i Gjermanisë. Kjo sa i përket grupit D.
Në grupin C, Korea e Jugut mori vendin e parë, teksa sot mposhti 6-0 Hondurasin. Më tej kalon edhe Zelanda e Re, që mbajti një barazim 0-0 me Rumaninë. Hera e parë që Zelanda e Re kalon grupin.