Briken Calja garoi në stilin e shkëputjes në në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 73 kg. Por rezultati ishte larg pritshmërive dhe thuajse është e pamundur të marrë medalje.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Calja vendosi shtangën në peshën 151 kg, por nuk arriti ta realizonte me sukses. Në provën e dytë Çalja provoi të ngrinte shtangen me të njëjtën peshë dhe ia doli ta realizonte.
Calja vendosi në provën e tretë në shkëputje peshën 155 kg, por nuk e realizoi. Kështu, ai mbylli këtë stil me peshën 151 kg të realizuar, larg pritshmëtisë që ishte për këtë stil. Ai u rendit i shtati.
Ndërkohë, kinezi Shi Zhyong theu rekord olimpik dhe botëror, duke ngritur 166 kg. Tri ngritje mbresëlënëse, 158 kg, 163 dhe 166 kg. Rekordin e theu që në provën e dytë. Medaljet në peshëngritje jepen në dygarësh, kështu që për Caljen thuajse është e pamundur të jetë mes tre më të mirëve.